Lajme

Lüfta Rusi- Ukrainë/ Biden paralajmëron Evropën: Kriza e urisë do të jetë reale

Në takimin e fundit me udhëheqësite G7, Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha se diskutuan mundësitë e mungesës së ushqimit të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Biden tha se mungesat e ushqimit do të jenë reale teksa i quajti Ukrainën dhe Rusinë “shportën e bukës” për Evropën, raporton CNN.

Furnizimet nga të dy vendet së bashku përbëjnë pothuajse 30% të tregtisë globale të grurit.

Biden: Çmimi i sanksioneve nuk do të bjerë vetëm ndaj Rusisë, por edhe mbi një numër të madh vendesh, duke përfshirë vendet evropiane dhe vendin tonë gjithashtu. Ne jemi në proces pune me miqtë tanë evropianë se çfarë duhet për të ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve në lidhje me mungesën e ushqimit.

Presidenti përmendi gjithashtu një model investimi “të rëndësishëm” të SHBA për ndihmën humanitare, i cili do të përfshinte ushqimin.

MË TË LEXUARAT

To Top