Lajme

A ka ndonjë mundësi që Putin të ndalet tani? 140 vende kanë votuar për ndalimin e lüftës në Ukrainë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar sot një tjetër rezolutë ku i bëhet thirrje Rusisë që të ndalojë lu ftën e saj në Ukrainë si dhe të mbrohen jetët e civilëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë sërish një go ditje diplomatike Rusisë, me një votë dërrmuese për t’i dhënë fund agr esionit u shtarak si dhe të mbrohen menjëherë jetët e miliona civilëve, shtëpitë, shkollat dhe spitalet, për mbijetesën e tyre.

Pro rezolutës votuan 140 vende, vetëm pesë ishin kundër saj (Bjellorusia, Kina, Siria, Koreja e Veriut dhe Eritrea) dhe 38 abstenuan.

Rezoluta u propozua nga Shtetet e Bashkuara dhe dy shtete të tjera. Rezoluta d ënon “pasojat e t merrshme humanitare” të ag resionit të Rusisë, për të cilin thotë se është “në një shkallë që komuniteti ndërkombëtar nuk e ka parë në Europë në dekada”.

Ajo dë non bom bardimet, s ulmet ajrore dhe “rrethimin” e qyteteve me popullsi të dendur nga Rusia, duke përfshirë qytetin jugor të Mariupolit, dhe kërkon qasje të papenguar për ndihmë humanitare.

Miliona ukrainas po përballen me vështirësi ekzistenciale pa ushqim, ujë dhe strehim, që prej nisjes së pushtimit nga Rusia.

Disa javë më parë, 141 vende të OKB mbështetën një rezolutë që dë non push timin e Ukrainës nga Rusia. Edhe pse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike.

Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të su lmeve us htarake nga Federata Ruse në Ukrainë, “ata po votojnë për fundin e lu ftës”.

MË TË LEXUARAT

To Top