Nga Nick Beake, BBC: Pavarësisht shpalljeve që kumbuan këtu në selinë e NATO-s: mbështetje për Ukrainën dhe vendosmëri për të ndëshkuar Rusinë financiarisht- unë sapo pata një informacion të kthjellët nga një zyrtar perëndimor që ishte në takimin e liderëve më herët.
Mesa duket, asnjë lider nuk mund të jepte ndonjë tregues se sanksionet kanë filluar të ndryshojnë mendjen e Putinit apo të ndikojnë në sjelljen e tij në l uftën kundër Ukrainës.
Strategjia e NATO-s varet nga furnizimi i ukrainasve me ar më, teksa presin që ndëshkimet e paprecedenta financiare të vendosura nda j Rusisë ta bindin atë të ndalojë sulmin ndaj fqinjit të tij.
Por për miliona ukrainas- të zhvendosur, nën zj arr dhe duke fjetur në bu nkerë për një muaj- kjo është pritja më e tme rrshme. Më shumë civilë do të v desin ndërsa lu fta vazhdon.
Drejtuesit e NATO-s këmbëngulin publikisht dhe në prapaskenë se po bëjnë gjithçka që munden për të ar matosur Ukrainën, duke mos e përshkallëzuar konfliktin ose duke mos u përfshirë drejtpërdrejt- gjë që thonë ata, mund të ketë pa soja të t merrshme.
Por më kujtohet një familje e re që e takova saktësisht një muaj më parë, thellë në rrugët e Kievit në strehën e një stacioni metroje, menjëherë pasi Rusia kishte nisur s ulmin e saj.
Aleksandri, duke shtrënguar djalin e tij të vogël, më pyeti: “Kur do të na ndihmojë NATO?”