Lajme

Merret göditja fatale kundër Putin/ Këto janë masat e fundit që ka marrë SHBA dhe Europa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sigurojë të paktën 15 miliardë metra kub gaz deri në fund të vitit për Europën, bën me dije Reuters. Bashkimi Europian shpalli arritjen e një marrëveshjeje të re, sipas së cilës do të rrisë sasinë e gazit natyror që do të marrë nga Shtetet e Bashkuara, për të zëvendësuar importet ruse.

Shtetet europiane po përpiqen me çdo mënyrë që të ulin varësinë nga gazi rus, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës. BE-ja është zotuar të ulë me 2/3-t furnizimin me gaz rus, deri në fund të vitit, përmes importit nga shtete të tjera dhe rritjes së përdorimit të energjisë së rinovueshme.

Marrëveshja pritet të shpallet nga Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, këtë të premte, pas një dite të ngjeshur me tri samite, të NATO-s, BE-së dhe G7-s.

Agresioni i Rusisë, që është njëkohësisht edhe furnizuesi më i madh me gaz i Europës, ka sjellë rritje të çmimeve në nivele rekord në të gjithë kontinentin, përfshirë edhe Shqipërinë. Me zëvendësimin e gazit rus me atë amerikan, shtetet e BE do të kenë rrugë të lirë për të vendosur embargo ndaj gazit dhe naftës ruse, diçka që Shtetet e Bashkuara e kanë bërë tashmë.

MË TË LEXUARAT

To Top