Një grua ka hedhur nga ballkoni nipin dhe mbesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Athinë, teksa fqinjët që kanë parë ngjarjen janë sh okuar nga veprimi i gruas. Fqinjët thonë se ata nuk arritën dot ta ndalonin gruan dhe as të prisnin poshtë ballkonit fëmijët e mitur. Sipas tyre, kur të miturit ranë në tokë filluan të qanin ndërsa ndodhen jashtë rr ezikut për jetën.
“Dy fëmijët e mitur po qanin kur ranë në tokë. Nuk arritëm ta ndalonim dhe ato përfunduan në tokë”, shprehen fqinjët. Dy fëmijët kanë mundur të reagojnë duke thënë se i kishte hedhur halla e tyre nga ballkoni. “ Halla na hodhi nga ballkoni ”, bërtisnin fëmijët duke qarë.
Fqinjët që dëgjuan fëmijët duke bërtitur dolën nga banesat e tyre dhe i panë fëmijët të shtrirë në tokë dhe gruan duke u përpjekur të hidhej po vetë gjithashtu.
“Fëmijët na thanë: “ Halla na hodhi nga ballkoni.” Unë dola duke dëgjuar fëmijët që qanin. Nëna ndodhej brenda në shtëpi dhe ishte në gjendje shoku. Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste ”, tha për protothema.gr një fqinj që doli nga shtëpia për të ndihmuar dy fëmijët e mitur të familjes.