Ish-deputeti i PS dhe LSI, po ashtu ish-ministër, juristi Ylli Manjani ka reaguar sot me ironi ndaj deklaratave të Enkelejd Alibeajt, se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Tiranës, që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit dhe Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.
Manjani thotë se në këtë rast është njëlloj sikur të divorcohet një çift në gjykatë dhe ankimin ta bëjë komshiu! më poshtë gjeni statusin e tij të plotë të publikuar në rrjetet sociale.“Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?! Këtë po thua o Enklelejd?!
Pash zotin na kurse fyerjen, se profesionalisht e di fort mirë se kjo është spazëm.E drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë! Nëse donin të ankoheshin, duhet të kërkonin proceduralisht të ishin persona të interesuar.
Por fjetën sa u shqepën deri më sot e tani thonë se do ankohen, nuk ka Kushtetutë as ligj që e mban këtë llogjikë!”, shkruan Manjani.Edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, situata në PD vazhdon të jetë e trazuar dhe dy grupimet nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për t’u shkrirë në një grup të vetëm.