Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka dërguar një mesazh popullit Ukrainas nga Varshava, mesazh i cili u shoqërua me brohorima nga të pranishmit.
“Ne do qëndrojmë me ju dhe pikë.”-tha Biden. Më tej Biden ka thënë se betejat e sotme në Kiev, Mariupol dhe Khrakiv janë betejat më të fundit në një luftë të gjatë.
“Hungaria në 1956, Polonia në 1956 dhe pastaj përsëri në 1981, Çekosllovakia në 1968 – tanket sovjetike shtypën kryengritjet demokratike, por rezistenca vazhdoi deri në fund në 1989, Muri i Berlinit dhe të gjitha muret e dominimit sovjetik, ata ranë dhe populli mbizotëroi.
Beteja për demokraci nuk mund të mbraonte dhe nuk përfundoi me përfundimin e Luftës së Ftohtë.”-tha Biden.
Gjatë fjalimit në Varshavë Joe Biden tha se në 30 vitet e fundit autokracia është ringjallur në gjithë botën dhe shenjat dalluese të saj janë të njohura. “Sot Rusia ka mbytur demokracinë.”-tha Biden.