Dritani dhe Feredini janë dy kunetër që në studion e “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan i ka sjellë çështja e një furgoni.
Feredini i ka kërkuar Dritanit të blejë një furgon me taksa të paguara deri në vitin 2024, me premtimin se do të kishte një punë të rregullt në kompaninë e tij të transportit. Feredini ka shkuar së bashku me operatorin e mëparshëm te një noter në Librazhd për të kryer blerjen e furgonit prej tij, por problem është bërë fakti që ky mjet nuk është në punë.
Eni Çobani: Flasim për linjën e transportit Qukës-Prrenjas që është rrethqytetëse se mesa di unë, janë shumë afër. Tani ti do bëheshe operator i kësaj rruge?
Feredin: Po, e la Samiu dhe e marr unë.
Eni Çobani: Tani, me Samiun, ke shkuar te Kujtimi në Librazhd dhe është bërë shitja e furgonit. Me të drejtë, Kujtimi të ka thënë, zotëri linjën që i keni thënë këtij, se tani ti duhet të pranosh ca gjëra. Linja nuk shitet, linja është e bashkisë, pra ai e ka ndërprerë funksionin si operator, bashkia ka vendosur që meqenëse iku ky operator, do hapë një konkurs. Tani ti je futur në këtë konkurs, me kompaninë tënde?
Advertisements
Feredin: Po, me kompaninë time Geri Kampula SH.P.K.
Eni Çobani: Ke 4 furgona?
Feredin: Po, 4 furgona me gjithë të Dritanit.
Eni Çobani: 4 furgona për 4 shoferë. Sa udhëtarë merr ti, Qukës-Prrenjas, sa rrugë bën? Dua thjesht, sa lekë do fitojë ky?
Feredin: 6 orare ka ajo linjë.
Eni Çobani: Sa do t’i jepje këtij zotërisë ti se thotë që e kam bukën e kalamajve, të nipit dhe mbesës tënde?
Feredin: Në bazë të xhiros që do bënim, do merrte dhe ky hesapin e vet, por nuk është problemi te lekët. Unë nuk e kam marrë si linjë, nuk e kam fituar, nuk ma ka dhënë bashkia.
Nga ana tjetër, Dritani kërkon një zgjidhje për të ardhurat në familjen e tij.
Dritan: Të lutem, dua të më shpjegosh ku është arsyeja që nuk punon?
Feredin: Po, pra, është bashkia, atë duhet të sillje këtu ti, jo mua ore vëlla.
Dritan: Nuk e njoh fare more. Pse nuk më the “licensat merren në këtë mënyrë?” Pse më gënjeve?
Feredin: S’të kam gënjyer fare.
Dritan: Po ku është pra? Do më kthesh shumën që kam blerë furgonin./tvklan.al