Një ekspert i forcave ajrore amerikane tha për Fox News se SHBA duhet ta mbështesë Ukrainën që të mbrojë hapësirën e saj ajrore.
John Venable tha se SHBA mund të ofrojë avionë, armë dhe pjesë për të mbrojtur hapësirën ajrore, në vend që të aplikojë një zonë të ndalim-fluturimit.
“Duke u dhënë a rmët e duhura, ne u ngremë moralin, u japim atyre fitoren dhe i lejojmë që ‘t’ia thyejnë hundën’ Rusisë, duke e bërë këtë një aventurë shumë të kushtueshme për ta”, tha ai.
Ukraina ia ka dalë të mbrojë fuqishëm hapësirën e saj ajrore, duke befasuar ekspertët. Edhe një muaj pas nisjes së l uftës, Rusia nuk ka vendosur një kontroll të qartë mbi qiejt e Ukrainës, madje duket se Kievi e ka vendosur Moskën në situatë ngërçi.
“Ukraina ka qenë efektive në qiell sepse ne op erojmë në tokën tonë,” tha Yuriy Ihnat, një zëdhënës i Forcave Ajrore të Ukainës.
“Ar miku që futet në hapësirën tonë ajrore po fluturon mbi zonën e sistemeve tona të mbrojtjes ajrore”. Ihnat tha se Ukraina i ka futur avionët rus në kurthin e mbrojtjes ajrore.
Sipas tij, avionët ukrainas pretendojnë se po tërhiqen dhe i joshin avionët rusë në zonat ku forcat tokësore qëllojnë nga të dy anët, duke i asgjësuar avionët lu ftarakë.