Lajme

Shqiptarët i hapën derën e shtëpisë, Edi Rama: Faleminderit Nuk dua karamele, jam i ëmbël vetë

Kryeministri Edi Rama bashkë me zv.kryeministrin Arbën Ahmetaj dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriona Sako, ishin në Manëz sot ku iu dhanë banorëve celësat e apartamenete të reja që u dnërtuan pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.Kryeministri u prit me ëmblësira në një nga apartamentet e reja në Manzë të Durrësit.

Teksa iu ofrua karamele në shenjë mirëseardhje në shtëpinë e një çifti të moshuarish, Rama tha se nuk do sepse është ‘i ëmbël vetë’, duke kërkuar t’i jepeshin dy karamele ministrit Arben Ahmetaj pasi ‘ai është i hidhur’.“Jam shumë i ëmbël vetë, jepja këtij dy se ky është i hidhur“, tha Rama.

Kaq mjaftoi dhe të gjithë të pranishmit ia nisin të qeshurës, sepse sa herë që bën batuta ai, duhet me patjetër të qeshësh.“Ti gëzoni shtëpitë, janë tuajat si pronë e patundshme dhe si trashëgimi për fëmijët tuaj falas. Ky është një nga ato momente kur njeriu që për shkak të detyrës duhet të përballet çdo ditë me çdo lloj pengesash por edhe vështirësish, baltërash, akuzash, shpifjesh.

Ja vlen të jesh aty për kaq shumë njerëz dhe së bashku me të tjerë të bësh të mundur që në një kohë të shkurtër, gjithë këta njerëz të kthehen në shtëpi më të sigurta, më të bukura dhe që janë shumë më të mira”, tha Rama.Ndërsa në një status në facebook ai shkruan se “Zemra plot! Manzë, Durrës – Ku sot hapim dyert për 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë më 26 nëntor të dy viteve më parë”.

MË TË LEXUARAT

To Top