Lajme

Tallet? Emigranti shqiptar i thotë Ramës: Kot ankohen shqiptarët për çmimet këtu, në Itali është më keq

Kryeministri Edi Rama bashkë me zv.kryeministrin Arbën Ahmetaj dhe kryebashiaken e Durrësit, Emirjona Sako, kanë qenë sot paraditë në Manëz të Durrësit, dorëzuan çelësat e apartamenteve të reja për 230 familje që humbën banesat në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019.

Një nga ata qytetarë që fituan banesë të re, ishte edhe një emigrant që jetonte në Itali, me të cilin Rama pati një bashkëbisedim të shkurtër, por që po bën xhiron e rrjetit.Kryeministri e pyeti emigrantin për jetesën në Itali dhe çmimet e rritura atje, teksa ky i fundit i tha se i vjen për të qeshur kur dëgjon shqiptarët se ankohen për cmimet këtu, ndërkohë që atje po bëhet nami.

Sipas kryeministrit tonë, njerëzit atje në Itali e kanë më të vështirë të nxjerrin fundin e muajit në krahasim me ata që jetojnë në Shqipëri. Më poshtë po iu sjellim bisedën e plotë mes kryeministrit dhe emigrantit që jetonte ne ItaliRama: Si shkojnë punët në Itali? Emigranti: Mirë shkojnë, jetojmë! Rama: Me çmimet? Emigranti: Çmimet, qahen këta të Shqipërisë, por çmimet janë edhe atje, nafta…buzëqesh kur qahen këta, se nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.Rama: Disa këtu nuk e dinë që për ta kapur fundin e muajit e keni më të vështirë ju andej. Atje të nxjerrin nga shtëpia, por këta këtu nuk e dinë cfarë bëhet atje.

MË TË LEXUARAT

To Top