Lajme

Dha dorëheqjen nga PD/ Basha do krijojë parti të re, me model perëndimor dhe amerikan

Dorëheqja si kryetar i Partisë Demokratike e la Lulzim Bashën pa një zyrë në selinë blu, pasi zyrën e kryetarit që e mbajti për rreth 9 vite e zbrazi ditën e djeshme.Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se ai ka marrë një tjetër zyrë jashtë selisë së Partisë Demokratike.

Zyra e re është pranë qendrës “Torre Drin”, në afërsi të selisë së PD-së, ku Basha do të zhvillojë mbledhjet e ardhshme me të besuarit e tij dhe pritet të krijojë partinë e re. Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së pas presioneve të shumta nga Grupi Parlamentar dhe Kolegji i Kryetarëve, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje. Në deklaratën e tij, ai tha se po bënte një hap pas për të bashkuar demokratët.

Largimi i Bashes nga posti i kryetarit te PD erdhi pas humbjes se radhes ne zgjedhjet e pjesshme vendsore te 6 marsit, ku jo vetem qe s’fitoi asnje nga 6 bashkite, por ne pese prej tyre doli force e trete.Pas humbjes se fundit, Bashen e braktisen edhe ata qe deri pak me pare ishin krahu i tij i djathte si Grida Duma, Ervin Salianji, Gazment Bardhi etj.Ende nuk dihet si do te quhet partia e re e Bashes, por zerat lart e poshte thone qe do jete nje parti me fryme amerikane dhe me model perendimor.

MË TË LEXUARAT

To Top