Rozë

Humbi dy binjakët e saj, aktorja e njohur shqiptare rrëqeth/ Duket se sa keq është

Pak ditë më parë aktorja e dashur për publikun, Delinda Disha, dha lajmin e trishtë se humbi binjakët e saj. I gjithe rrjeti dhe shume personazhe te njohur publik i dolen ne krah dhe e mbeshteten ne kete moment te veshtire.

Në një postim në rrjetet sociale ku rrëfeu se c`kishte ndodhur, Delinda shpjegonte se fizikisht është mirë, por nga psikologjike po e kalon shumë keq humbjen e dy bebushave të saj.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura por edhe ato të vështira. Të dy bebushat i humba. Dy binjakët që i doja kaq shumë. Janë atje lart si dy engjëj ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot. Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruante Delinda.

Sigurisht që dhimbja e madhe e bëri atë ta ndiente edhe më shumë rolin që po interpreton këto ditë në teatër. Tek shfaqja “Celulë ” ajo interpreton rolin e një vajze që nuk mundet të çojë përapara shtatzani dhe ne fund bireson nje vajze.

Fotoja e publikuar pak minuta më parë per diten boterore te Teatrit me syte e perlotur, edhe pse i takon rolit të saj duket se nuk është aktrim dhe tregon gjendjen e saj te vertete emocionale.

Forca që e ngjiti në skenën e teatrit na bën t’i urojmë me gjithë zemër ta shoqërojë çdo ditë dhe Zoti t’i japë sërish bekim. Delinda eshte nje nga aktoret me te dashura per publikun. Rolet e saj te panumerta ne “Klanifornia” numerojne miliona klikime.

MË TË LEXUARAT

To Top