Lajme

E ka humbur logjikën, Putin: Këto pesë vende i püshtoj brenda një dite unë

Në vitin 2014, presidenti i Rusisë Vladimir Putin, renditi pesë vendet evropiane të cilat ai mund t’i p usht. onte për dy ditë pa kurrëfarë problemi dhe pa u munduar shumë sipas tij.

Vendet si Polonia, Rumania dhe shtetet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat janë pjesë e bllokut të Bashkimit Evropian janë parë gjithmonë si një k ërcënim nga Kremlini.

Sipas gazetës së njohur  gjermane Suddeutsche Zeitung, Putin dyshohet se i ka thënë presidentit të atëhershëm të Ukrainës, Petro Poroshenko se: “Po të dua brenda dy ditësh do të kisha trupa ruse jo vetëm në Kiev, por edhe në Riga, Vilnius, Talin, Varshavë dhe Bukuresht”.

Pra, Putin e ka pasur që herët në kokë idenë që po e zabton tani në Ukrainë. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis, i cili është letonez, i tha Politico-s në fillim të këtij muaji se Putini ka të ngjarë të rrisë ambiciet e tij ushtarake dhe të sfidojë NATO-n në vendet e Detit Baltik të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë nëse ai triumfon në Ukrainë.

“Nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ajo nuk do të ndalet në Ukrainë”, është shprehur Dombrovskis.  Ai identifikoi vendet baltike si shqetësim kryesor.

Dombrovskis shtoi: “Nëse shikoni përshkallëzimin e retorikës agresive të Rusisë dhe madje edhe deklaratat që pretendojnë se Rusia mbështet interesat e Bjellorusisë për të pasur akses në Detin Baltik, dhe rritjen e retorikës anti-baltike – mirë në Ukrainë, ajo rrit edhe retorikën anti-ukrainase.

MË TË LEXUARAT

To Top