Lajme

E thotë hapur gazetari shqiptar: Ja kush do ta marrë drejtimin e PD-së

Gjykata Civile regjistroi ndryshimet e Kuvendit të 8 dhjetorit në gjykatë. Kësisoj, nga dita e premte, ku u regjistruan këto ndryshime, ka pasur një sërë zhvillimesh në selinë blu.

Fillimisht, janë hequr dyert e blinduara të selisë, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi një sërë ndryshimesh në nivel organizativ. Sakaq, për të folur rreth kësaj çështjeje, në studion e emisionit “Pikat mbi I”, ishte i ftuar analisti Artur Zheji.

Zheji: Audienca duhet ta shohë edhe njëherë vendimin. Ka shumë pak gjëra të reja për të thënë. Kemi një Berishë që ishte më i fortë sot se dje. Nga 8 janari kur pamë sulm fizik të PD, të familjarëve të partisë që donin të hynin në një seli ku ishte mbyllur dera. Te rikthimi i Berishës në mënyrë paqësore, tek përgatitjet që janë bërë në PD, se si hiqen dyert e blinduara.

Gjithçka po bëhet gati për Saliun dhe ai në dy foltoret e fundit të dielën i ka rënë shkurt. Kuvendi i 30 prillit është formal ku kandidati fitues do të jetë Berisha. Doktori do të jetë kryetari i ardhshëm i PD. Kërkesa për apelim e Alibeajt, ka një zig zag të vetin juridik. Koha juridike, janë në krahun e doktorit. Mendimi i Zhukrit ktheu doktorin si triumfues në PD dhe u përputh me rezultatin e 6 marsit. Ai fitoi zgjedhjet në terren dhe betejën politike. Do të ketë rezistencë, por elementët janë të lehtësuar edhe për shkak të përçarjes brenda PD.

Juridikisht nuk mund të debatoj me zotin Hajdari që e njeh mirë fushën. Kam një kundërshti të asaj që e quaj bashkim i kohës politike. Faktikisht doktorin, ndryshe nga 8 janari, ku nuk mund të hyje në PD si kryetar i PD, ai hyri si de facto. Nga ana tjetër, pritja e Apelit, është një pritje të cilën se pret koha politike. Koha juridike është në funksion të vendimeve politike. Nuk e dimë se cilës drejtësie t’i besojmë, që është e kapur.

Ramës i intereson vendimi i Berishës. Pra, nuk mendoj që grupi i rithemelimit do të presë, rrugën e ka të hapur. Në të gjithë mediat demonstrohet se si janë blinduar dyert për 8 janarin dhe tani po bëhen gati. Nuk ka çfarë e pengon rikthimin de facto të Berishës në zyrë. Nëse zoti Zhukri që dha dorëheqjen, por që nuk iu pranua, do jepte vendim të kundërt do thuhej që ishte i padrejtë. Ne kemi një eksponent politik të opozitës që nuk e kundërshton qeverinë. U bënë zgjedhjet e askush nuk tha që ka pasur zgjedhje, sepse Berisha fitoi ndaj Bashës, por jo ndaj Ramës.

Po pranohen të gjitha gjërat që vijnë. Berishës i shkon shumë për ofsh ky vendim i gjykatës dhe tani nuk pret Apelin. Veç dinjitetit të Alibeajt dhe Bashës nuk shoh forcë rezistence në PD për të thënë që nuk futesh këtu pa marrë vendimin e Gjykatës së Apelit. Ka keqkuptime, këmbëngulje, një shkërmoqje të grupit parlamentar drejt Berishës.

MË TË LEXUARAT

To Top