Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin e Trostyanets pranë Sumy në Ukrainën lindore dhe po punojnë për të larguar f orcat ruse nga Kherson në jug, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Duke folur me gazetarët, zyrtari shtoi se forcat ruse nuk kanë bërë “asnjë përparim” duke lëvizur drejt Kievit dhe janë 9 deri në 12 milje (15-20 km) nga qendra e qytetit në veri dhe veriperëndim, dhe 34 milje (55 km) jashtë qytetit.
Për më tepër, zyrtari tha se mbetet e paqartë pse forcat ruse tani po i japin përparësi op eracioneve në rajonin lindor të Donbasit.
Stra tegjia mund të jetë një përpjekje për të fituar ndikim në negociata, ose se rusët po “rivlerësojnë” qëllimet e tyre, tha zyrtari. Gjithashtu, zyrtari tha se qyteti i Maripuolit është duke u goditur nga bomba me rreze të gjatë.