Lajme

Putin mund të ‘lëshojë pe’: Ukraina mund të bëhet pjesë e BE-së vetëm nëse…

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë aktualisht ndodhen në Stambolll për raundin e radhës së bisedimeve në gjetjen e një rruge të përbashkët për vendosjen e paqes, raporton ABC News.

Sipas disa burimeve për Finnacial Times, katër persona të informuar për bisedimet e paqes kanë deklaruar se Kremlini ishte i gatshëm të mos pengojë Kievin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Kushti i vetëm i palës ruse për këtë anëtarësim është që Ukraina të zotohet se do të heqë dorë nga përpjekjet e saj për t’u bashkuar me NATO-n. Kjo nuk tolerohet.

Gjithashtu, sipas burimeve të brendshme, Rusia është e gatshme të heqë dorë edhe nga “den.azifikimi” i Ukrainës si pjesë e negociatave për paqe. Një nga burimet pohoi se Rusia po ndryshonte pres.ionin e saj ushtarak dhe kërkesat e saj çdo ditë.

Tashmë janë zhvilluar disa raunde bisedimesh në kufirin me Bjellorusinë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për një paqe të mundshme.

Lajmi i mirë është se tani pala ruse po ul kërkesat e saj dhe po krijohen kushtet për një paqe absolute. Urojmë që gjërat të ecin mirë një herë e përgjithmonë.

MË TË LEXUARAT

To Top