Lajme të mira në horizont për Shqipërinë. Kancelari gjerman Olaf Scholz këtë të hënë ka deklaruar se bisedimet për pranimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë sa më shpejt.
Scholz është shprehur se çdo vonesë për bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE do ta bëjë Ballkanin Perëndimor të prekshëm ndaj ndikimit të jashtëm.“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.
Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgari, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.Ndërkaq deklaratat e kancelarit gjerman lidhen me faktin dhe me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Ukrainë, që kanë trazuar gjithë botën dhe fuqitë e mëdha, të cilat gjenden në pozita ta pamenduara më parë.Shqipëria tani po përpqiet për çeljen e negoicatave edhe pa Maqedoninë e Veriut.
Së fundmi në Berlin ishte kryetari i grupit parlamentar të maxhorancës së Shqipërisë, Taulant Balla, pikërisht për të lobuar për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e zgjerimit.