Lajme

Ish-presidenti, Alfred Moisiu: Po u rikthye Berisha, mori fund dynjaja! E ndjekin pjesa më e pakulturuar

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, është totalisht kundër rikthimit të Sali Berishës për të marrë drejtimin e PD dhe mbi të gjitha pushtetin, pasi ky është synimi i vetëm i ish-kryeministrit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Moisiu tha se rikthimi në pushtet i Sali Berishës do të ishte “fundi i dynjasë”, pasi atë e ndjekin dhe e votojnë pjesa “më e pakulturuar e popullit”.Ylli Rakipi: Mendoni se Sali Berisha mund ta drejtojë Shqipërinë në vitin 2025? Alfred Moisiu: Për mua kjo është e pamundur të arrihet. Për vetë faktin që sido të jetë, njerëzit, flasim për pjesën tjetër të popullit shqiptar.Edhe në PD nuk janë të gjithë njëlloj. Është elektorati gri që po zmadhohet nga zgjedhjet në zgjedhje.

Nuk besoj… Nëse vjen Berisha do të ishte fundi i dynjasë..Ylli Rakipi: Berisha është shpallur non grata nga SHBA. Është vendim i drejtë apo është ndikuar nga lobimi i Soros, siç thotë Berisha?Alfred Moisiu: Njerëzit u befasuan, por nuk ka gjë për tu befasuar. TË gjtihë gjërat që mblodhi Amerika dhe arriti në konkluzion, kanë qenë të njohura. Në 2009 kam bërë një libër dhe kam përshkruar gjithë evolucionin dhe punën që është bërë. Kam shpjeguar defektet dhe shkeljet që janë bërë.

MË TË LEXUARAT

To Top