Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është diskutuar sërish për temën e Mikelës dhe Erjonit. Ata shihen shumë afër me njëri-tjetrin dhe duket se do të dalin si cift së bashku.
Erioni nuk e kishte pëlqyer faktin që Mikela kishte thënë para disa ditësh, kur konkurrenti nuk ishte prezent, që ata të dy kanë fjetur së bashku duke i habitur të gjithë.
Mikela gjithashtu deklaroi se marrëdhënia e saj me Erjonin tashmë funksionon si një lidhje normale. Teksa po transmetohej takimi i tyre i javës, gjatë bisedës Erjoni i thotë Mikelës që i “fut hundët kudo”, dhe se nuk i ka pëlqyer fakti se ajo e ka thënë hapur që ata tashmë janë një çift i plotësuar dhe se kanë pasur momente intime bashkë.
Erjoni: Një ditë që mungoj unë bëhet hataja aty. Ti çfarë s’thua. Mikela: Më shpëtoi. Bora Zemani: Po i thoje Mikelës që i fund hundët kudo? Çfarë të besdis?
Erjoni: Mikela fut hundët vend e pa vend. Ka një opnion mbi gjithçka që mund të ndodhë, si në studio si jashtë, ka qejf të përfshihet të japë opinionin e saj. Nga njëra anë më pëlqen, nga njëra anë më bezdis.
Kujtojmë se javën e kaluar, Mikela tregoi se ajo, Erioni dhe qeni i saj Coco kanë fjetur bashkë. Kjo duket se ka acaruar Erjonin, që nuk e ka pëlqyer faktin që ka dalë hapur.