Rozë

U bë 36 vjeçe/ Nora Istrefi merr kritika të shumta për veshjen: Të dalloheshin të gjitha sheshit i kishe nxjerrë

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Nora Istrefi festoi ditëlindjen e 36-të me një festë private, ku kishte ftuar vetëm njerëzit e saj më të afërt dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Në këtë ditë feste për të, Nora shkëlqente me një fustan të zi elegant, por pjesa e hapur e dekoltesë shkakoi shumë zhurmë në rrjet, pasi dukej thuajse e zhveshur dhe i dukeshin pjesët in time.

Sot, Nora ka postuar disa foto nga ditëlindja dhe fansat kanë vërshuar me shumë komente negative dhe kritika. Sigurisht që kishte dhe komplimente, por shumica e kritikonin.

Disa nga komentet: “Urime, por kujdes me veshjen mos e tepro shum se masandej s’dot jet asgje private”; “Shume katastrofe cfare veshje degjenerim total! Marre cfare shembulli te keq i jep qikes vet kjo edhe shum tjera!”;“Nuk e di pse nuk po dilni lakuriq, edhe e dim moo. Marre bre marre”; “Valla spo di ku ka tmir kjo veshje pse bre pe prishni veten pa kon nevoja ti ski nevoj mu vesh kshtu”.Nora ka “reaguar” duke i “injoruar” këto komente dhe krah postimit ka shkruar “Rrugetimi i jetes time ka qene jashtzakonisht i mire per mu dhe per kte e falenderoj Zotin. Faleminderit edhe njerezve t’mi te dashur qe ma zbukuruan bday, dhe krejt juve qe ma keni uru. Shume dashni per krejt”.

Nora Istrefi - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top