Einxhel Shkira po vijon lidhjen e saj me DJ Dagz jashtë shtëpisë së Big Brother dhe duket se një marrëdhënie shumë të ngushtë e ka krijuar edhe me motrën e tij, Aurorën. Ato shfaqen shpesh bashkë në rrjetet sociale dhe madje nuk mungojnë as dedikimet e ëmbla.Kështu ka ndodhur dje, kur Aurora i ka dërguar një tufë me lule bukuroshes.
Bashkë me të ajo ka shkruar edhe një pusullë: “Ti lëviz male. Për ty Einxhel”.Ka qenë vetë Einxhel Shkira ajo që e ka ndarë këtë dhuratë modeste por domethënëse me ndjekësit e saj ku shkruan “Nga lulja më e bukur”, referuar Aurorës.
Super dedikime të dyja.Më parë ka qenë Einxhel ajo që ka surprizuar motrën dhe nënën e partnerit të saj. Edhe pse nuk ishin takuar ende moderatorja tregoi gjithashtu se për 8-Mars, ditën Ndërkombëtare të Grave u ka bërë atyre dhurata simbolike.
Vlen të përmendet se që kur Einxhel dhe Dagz nuk ishin lidhur ende, Aurora, ka treguar mbështetjen e saj ndaj kësaj lidhjeje duke u shprehur se i pëlqen shumë Einxhel dhe se janë të ngjashme në karakter.Sa i pëket Einxhel dhe Dagz ata kanë treguar se jetojnë bashkë herë në Tiranë dhe herë në Prishtinë, në varësi të angazhimeve, por ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht. E përtej kësaj, planet për fëmijë i kanë shumë të qarta, duke thënë se janë të afërta.