Miliarderi Roman Abramoviç ishte edhe sot i pranishëm në nisjen e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë në Turqi. Një ditë më parë u raportua se miliarderi ishte hel muar bashkë me të paktën dy anëtarë të ekipit negociator ukrainas.
Mësohet se ata konsumuan çokollatë, e cila ishte e he lmuar. Sipas Daily Mail, sasia e helmit ishte mjaftueshëm e vogël sa për të paralajmëruar personat në fjalë.
Gazeta britanike shkruan se objektivi i helm imit ishte Abramoviç. Por pse ai? Ekspertët thonë se ai po vepron si një ndërmjetës jozyrtar, por sigurisht në krah të Kremlinit. Sipas ekspertëve, he lmimi ishte një mesazh që të mos ndryshojë mendje apo krah.
A është i besueshëm ky skenar? Gazeta shkruan se oligarku rus ka arm iqtë e tij dhe nuk dihet me saktësi se përse Kremlini e ka shënjestruar.
Abramoviç është vetë subjekt i sanksioneve. Helmimi me çokollatë i shkaktoi atij një verbim të përkohshëm dhe rënie të lëkurës.