Rusia ka rënë dakord që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe Kievi nuk do të futet në NATO por kërkon garanci sig urie nga disa vende që të luajnë rolin e Aleancës, këto janë disa nga vendimet e bisedimeve dypalëshe në Stamboll. Ndër të tjera, Rusia tha se po tërhiqte forcat nga Kevi.
Rusia ka pranuar që presidenti Putin të takohet me homologun e tij ukrainas Zelenski, vetëm nëse takimi mbahet ditën kur të firmoset tra ktati i paqes nga 2 ministrat e Jashtëm të dy vende ka bërë me dije neg ociatori i Moskës në bisedimet me palën ukrainase pas 3 orësh në Stamboll të Turqisë.
Vladimir Medinski i përshkroi bisedimet në Turqi si konstruktive dhe tha se delegacioni i tij kishte marrë një qëndrim të qartë mbi atë që kërkon të arrinte.
Propozimi me shkrim, i cili përfshin zotimin e Ukrainës për të mbetur një komb neutral dhe se nuk do të sigurojë asnjë armë të shka tërrimit në masë, përfshirë armët bërt hamore do t’i dorëzohen presidentit rus Vladimir Putin, shtoi Medinski.
Njëherazi me deklaratën e Medinskit, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se po redu ktonte në mënyrë drastike operacionet e saj usht arake në disa pjesë të Ukrainës, përfshirë pranë kryeqytetit Kiev dhe në Çernhiv.
Më herët gjatë së martës, Rusia tha se ishte dakord që Ukraina të integrohej në Bashkimin Evropian, për sa kohë vendi pro-perëndimor nuk pretendon anëtarësimin në NATO.
Pala ukrainase tha se Kievi kishte kërkuar garanci sigurie nga disa shtete, në rolin e NATO-s për t’u vetëmbrojtur, për sa kohë që Ukraina hoqi dorë nga Aleanca.
Shtetet nga të cilat Ukraina kërkon garanci sigurie janë Mbretëria e Bashkuar, Kina, SHBA, Turqia, Franca, Kanadaja, Italia, Polonia dhe Izraeli.
Ukrainasit ranë dakord që garancitë e sigurisë të mos zbatohen në Krime, shtet i aneksuar nga Rusia në 2014, Luhansk dhe Donjeck të cilat janë shtete pro ruse të vetëshpallura.