Lajme

Putin qetëson botën: Nuk kemi menduar të përdorim asnjëherë ärmë bèrthamore

Rusia ka kërkuar të zbusë fr ikën se po shqyrton përdorimin e ar mëve bërt hamore. Që nga shpërt himi i lu ftës më 24 shkurt, ka pasur shqetësime mbi synimet e Rusisë pasi Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij parandaluese bërthamore të viheshin në gatishmëri të lartë.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha transmetuesit amerikan PBS se “askush” nuk po mendonte për përdorimin e arm ëve bërth amore.

I pyetur nëse Putin kishte sugjeruar më parë se do të përdorte ar më bërth amore nëse një palë e tretë përfshihej në konf liktin në Ukrainë, Peskov tha: “Jo. Nuk mendoj kështu’.

“Por ai ishte mjaft i g uximshëm duke thënë mos ndërhyni, nëse bëni, ne i kemi të gjitha mundësitë për ta parandaluar atë dhe për të ndëshkuar të gjithë ata që do të ndërhyjnë”.

Zëdhënësi i Kremlinit vazhdoi duke thënë: “Askush nuk po mendon të përdorë… edhe për idenë e përdorimit të armëve bërthamore.”

Vërejtjet qëndrojnë në kontrast me sinjalet më të forta dhe kërcënuese që kanë ardhur nga Kremlini gjatë muajit të kaluar dhe mund të perceptohen si provë e mëtejshme se Moska po e zbut gjuhën e saj në përgatitje për një marrëveshje paqeje të negociuar.

Gjatë intervistës së tij, Peskov i përshkroi gjithashtu komentet e presidentit amerikan Joe Biden për liderin rus këtë fundjavë si “mjaft alarmante”.

“Para së gjithash, është një fyerje personale dhe vështirë se mund të imagjinohet një vend për një fyerje personale në retorikën e një lideri politik dhe veçanërisht të liderit politik të vendit më të madh në botë, Shteteve të Bashkuara. Kështu që na vjen shumë keq. për këtë”, shtoi ai.

MË TË LEXUARAT

To Top