Lajme

Ishte ai që ndali Putin? Kryespiuni ukrainas që zbuloi planet ruse të pushtimit që në nëntor

Shefi i Departamentit të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral brigade Kirill Budanov tha se vendi i tij e dinte për përgatitjen e su lmit nga ana e Rusisë që në nëntor të vitit të kaluar.

“Para dhe pas fillimit të ar miqësive, burimet tona në Rusi dhanë shumë informacione për planet e Putin”, – tha Budanov, duke specifikuar se bëhej fjalë për burime brenda në Kremlin.

“Ne kemi burime, shumë burime që funksionojnë për ne.

Në u shtri, në qarqet politike, si dhe në administratën presidenciale. Falë funksionimit të suksesshëm të vëzhgimit kibernetik, Ukraina ishte në gjendje të hynte në të gjithë kompleksin e mbrojtjes u shtarake në Rusi.

Falë të dhënave që siguruam, u arrit të prishen planet e Kremlinit”, – tha ai për agjencinë “Unian”.

MË TË LEXUARAT

To Top