Pas koncertit në Tiranë, Maluma vazhdon turin e tij në Europë. Pothuajse secila skenë ndezet nga performanca e tij.
Së fundmi artisti kolumbian ka performuar para publikut në Luksemburg dhe nga skena i ra në sy një kërkesë e veçantë e një të pranishmi.
Një burrë në mes publikut mbante në dorë një pankartë ku shkruhej: Puth gruan time. Kjo mori vëmendjen e Malumës, i cili plotësoi dëshirën duke zbritur dhe puthur gruan e tij.
Por ndryshe nga herat tjera që jemi mësuar ta shohim Malumën teksa puth vajzat në buzë, këtë herë puthja ishte në faqe, sigurisht duke respektuar burrin e saj.