Beatrix di si të fitojë vëmendjen e të gjithëve, tatuazhi i saj i fundit po komentohet nga të gjithë
Thuajse është e pamundur që Beatrix Ramosaj mos të bëhet lajm ëpr të paktën një ditë. Gjithmonë ndodh dicka që e bën këngëtaren të jetë përditë pjesë e pandashme e lajmeve rozë.
Së fundmi, këngëtarja nga Kosova ka bërë tre tatuazhe dhe ishte e pashmangshme që në media të mos përflitej për dedikimet dhe domethënien e tyre.Nëse “ëildcat” lidhej me Donaldin, nuk mund të themi të njëjtën gjë për tatuazhin tjetër “Trust no one/ Mos I beso askujt”. Do thoni ju po pse nuk lidhet me Donaldin?Tatuazhi “Trust no one” është një frymëzim nga artistja e saj e preferuar, këngëtarja me famë botërore, Lana Del Rey, e cila po ashtu ka të njëjtin tatuazh në të njëjtin vend.
Këtë e ka dëshmuar vetë Trixa me postimet e saj në Instagram, kështu që rrini të qetë, ky tatuazh nuk është për Donaldin, nuk ka lidhje me të dhe nuk ka lidhje me historinë e tyre të shkurtër të dashurisë.Këto ditë, Triksa do sjellë këngën e saj më të re në bashkëpunim me një nga DJ më të njohur në trojet shqiptare, Dj Geek, që njihet më shumë edhe si partneri i Dafina Zeqirit. Kënga e re e Triksës, as ajo nuk do ketë lidhje me Donaldin.Beatrix di si të fitojë vëmendjen e të gjithëve, tatuazhi i saj i fundit po komentohet nga të gjithë.