Në puntatën e sotme të “Për’puthen”, konkurrentja e re, Filloreta, ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me Mevlanin, pavarësisht se ka ardhur vetëm për të në emisionin e dashurisë.
Ajo tha që në program ka ardhur vetëm për të, por konkurrenti sipas saj, është ende shumë i fokusuar tek Efi. Ajo mendon që Mevlani ka arritur në një fazë që kërkon diçka më reale dhe që ajo mund t’ia jap dhe prandaj është e bezdisur.
Filloreta gjithashtu ka përmendur edhe faktin që Mevlani me Efin kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin, duke u shprehur se ka parë komunikimin e tyre dhe nuk i lidh asgjë bashkë ajo ka menduar se do e gjente me te afert.Filloreta: Ka pasur një arsye përse gjërat mes tyre nuk kanë funksionuar.
Shpresoj që Mevlani ta shikoj këtë gjë. Unë shpresoj që gjërat të ndryshojnë me kohën, për atë kam ardhur këtu.Nëse ai vazhdon me këto veprime atëherë nuk jam në vendin e duhur. Unë kam ardhur ekstra për të. Efi: Ngaqë ke ardhur ekstra për të, ai duhet të ta kthej në të njëjtën mënyrë? Filloreta: Shpresoj. Nuk heq dorë.
Nuk të shikoj ty me Mevlanin. Bora: Çfarë të mërziti?Filloreta: Përgjigjet e tij (Mevlanit) si janë. Unë i kam parë gjërat që nuk janë bashkë në rregull. Unë e shoh Mevlanin që ka një fazë tjetër të jetës së vet që pas këtyre historive që kanë ndodhur, i duhet diçka më reale.Efi: Po çfarë? Filloreta: Dashurinë, prandaj jemi këtu. Rikujtojmë se Filloreta që në hyrjen e saj, u deklarua se në program është vetëm për Mevlanin, duke shpresuar se njohja do të vazhdojë më tej. Ajo gjithashtu tregoi se të gjitha takimet e saj do t’i realizojë vetëm me Mevlanin dhe jo me djemtë e tjerë.