Bashkëpunimi kino-rus “nuk ka kufi”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, për gjendjen e marrëdhënieve mes Pekinit dhe Moskës pas takimit dypalësh të mbajtur disa orë më parë në Tunxi nga ministrat e jashtëm Wang Yi dhe Serghei Lavrov.
“Ne përpiqemi për paqe të pakufishme, duke ruajtur sigurinë e pakufishme dhe duke kundërshtuar hegjemoninë e pakufishme,” shtoi Wang në konferencën e përditshme.