Detaje të reja janë bërë publike për Nuredin Dumanin, të shumëkërkuarin nga drej tësia shqiptare, i cili ra në p ranga mbrëmjen e djeshme.
Gazetarja Dorjana Bezat bën të ditur se Dumani jetonte në një banesë me qira në lagjen ‘Apollonia’ në Fier, bashkë me një vajzë që nuk ishte nga Shqipëria.
Dumani besohet se ka lidhje me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga pl umbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i pl agosur.
Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një ka rikator i mbushur. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një kr im, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte. Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur i drejtësisë.
Ai dyshohet për vr asjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.