Rozë

Ai 68 vjeç dhe ajo 38 vjeçe, çifti i njohur do të bëhen prindër për herë të shtatë

Hilaria dhe Alex Baldwin do të bëhen prindër sërish. Aktori 68-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 38-vjeçare njoftuan në Instagram se bebushi numër 7 do t’i bashkohet së shpejti familjes.

“Ne i themi njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës në shtëpi – se jemi ekip i mirë,” thanë Hilaria dhe Alec në një deklaratë për People. “Një nga gjërat më të bukura që kanë përjetuar fëmijët e mi me një familje të madhe është se si zemra mund të rritet me çdo vëlla apo motër tjetër.”

“Mundësia jonë për të dashuruar vazhdon të zgjerohet dhe ne mezi presim të përqafojmë bebin tonë të ri këtë vjeshtë!” shtuan ata.

MË TË LEXUARAT

To Top