Këngëtari Gena ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ku foli për traditat në dasmat shqiptare ku përfshihet edhe hedhja e parave.
Duke qeshur tha se tashmë ka ndryshuar tradita se paratë i merr çifti. Megjithatë, këngëtarët vendosin çmimin që duan të paguhen para se të performojnë.
Gena: Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari. Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.
Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është t urp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.
Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?
Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.