Shtëpia e Bardhë ka premtuar 500 milionë dollarë shtesë në ndihmë direkte për Ukrainën, ndërsa trupat ruse vazhdojnë sul min ndaj këtij vendit.
Presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një telefonate që zgjati 55 minuta të mërkurën se ndihma ishte në rrugë e sipër.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, udhëheqësit analizuan gjithashtu ndihmën usht arake që tashmë ka arritur në Ukrainë dhe efektet që ato kanë patur në lu ftë.
Presidenti Zelesnkyy i ka bërë pr esion administratës së Presidentit Biden dhe aleatëve të tjerë perëndimorë që t’i japin ush trisë ukrainase avionë luftarakë. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s deri më tani nuk kanë qenë të gatshme ta bëjnë këtë nga frika se ky veprim të nxiste Rusinë që zgjeronte lu ftën përtej kufijve të Ukrainës.
Përpara njoftimit të së mërkurës për 500 milionë dollarë ndihmë shtesë, administrate e Presidentit Biden, ndihma humanitare dhe usht arake e Shteteve të Bashkura për Ukrainën që nga fillimi i su lmit rus kishte arritur në 2 miliardë dollarë.