Sopranoja ruse, Anna Netrebko, ka dënuar lu ftën në Ukrainë duke dalë kështu kundër presidentit Vladimir Putin.
Netrebko i ishin an uluar koncertet e saj për shkak të kritikave se ajo ishte e afërt me Kremlinin. “E dënoj shprehimisht lu ftën kundër Ukrainës dhe mendimet e mia janë me vik timat e kësaj lu fte dhe familjet e tyre”, shkroi Netrebko në llogarinë e saj në Facebook.
Netrebko, 50 vjeç, tha se ajo nuk ishte as anëtare e një partie politike dhe as nuk ishte e lidhur me ndonjë lider të Rusisë dhe pranoi se i vjen keq që deklarat e saja në të kaluarën mund të jenë keqinterpretuar.
Netrebko, e cila ka shprehur pikëpamje pro-Kremlinit gjatë viteve, dhe në vitin 2014 pozoi me një flamur rebel në rajonin e kontestuar të Donetsk, tha se ishte takuar me Putinin vetëm disa herë, kryesisht për të marrë çmime për artin e saj.
“Unë e dua atdheun tim Rusinë,” tha Netrebko, duke shtuar se ajo “synonte vetëm të nxiste paqen dhe unitetin me artin tim”. Por Metropolitan Opera në Nju Jork tha se nuk ishte gati të rishikonte statusin e Netrebkos.
“Pasi lexuam deklaratën e Anna-s, ne nuk jemi të përgatitur të ndryshojmë pozicionin tonë,” thuhej në një deklaratë nga Drejtori i Përgjithshëm i Met Peter Gelb.