Big Brother VIP sivjet shënoi arritje të paparë me klikime dhe shikueshmëri, duke lënë mbrapa të gjitha formatet televizive. Për katër muaj të gjithë e ndiqnin dhe kudo!Ky format televiziv mori vëmendje të madhe që nga takimi që u zhvillua ndërmjet aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani, aktualisht te “Përputhen” në Top Channel.
Pas këtij takimi, BBV mori një hov të madh dhe më shumë vëmendje, pasi u krijua trekëndëshi i famshëm, Bora-Donald-Beatrix.
Këngëtarja nga Kosova e bëri edhe më pikante situatën.Në mesin e tyre ajo që përfitoi ishte Bora Zemani, e cila kapi 1-milionëshin e parë të fansave në Instagram, një arritje që për shumë figura të shoubizit është ëndërr.
Ky sukses la pas moderatoren Arbana Osmani, por duket se ajo nuk do t’ia dijë për ndjekësit në Instagram, dmth për numrin e fansave.“Liderët e vërtetë nuk krijojnë ndjekës, ata krijojnë më shumë liderë”, ka shkruar ajo në InstaStory. Nuk dihet nëse ky është një kunj për dikë. Mund të jetë për Bora Zemanin ose për ndonjë nga “rivalet” e Arbanës në TV.