Detaje të reja nga at entati në Elbasan, që çoi në p rangat e pol icisë të shumëkërkuarin Nuredin Dumani.
Ky i fundit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i makinës tip BMW të vjedhur, që u g odit me br eshëri pl umbash në Papër të Elbasanit. Një nga pl umbat e zuri Dumanin në kurriz duke i shk aktuar vështirësi në ecje.
Pesë pl umba e kanë go ditur mjetin në pjesën e shoferit, ndërsa pl umbat e tjerë kanë q ëlluar pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë.
Dumani u arre stua në orët e vona teksa fshihej në një apartament në Fier. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se nuk ka mundur t’i identifikojë autorët e atentatit.
Pol icia në makinën e vjedhur dhe me numër shasie të prishur, për të bërë të pamundur identifikimin, ka gjetur edhe një shishe me 1.5 litra benzinë, çka shton dyshimet se Dumani ishte përgatitur për të kryer a tentat dhe më pas do të digjte makinën.
Dyshimet janë se Dumani mund të tentonte v rasjen e Talo Çelës, dikur mik i tij. Por plani i Dumanit mund të jetë dekonspiruar çka ka çuar që ai të bie vetë në pritë.
Nuredin Dumani dyshohet si vrasës me pagesë, autor i një sërë ekzekutimeve në Shqipëri.