Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja ka marrë vëmendje të madhe në rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”.
Gjatë kohës që ajo ka qëndruar në “BBV” ka treguar edhe një herë që mosha nuk të ndalon të ndjehesh si një vajzë e re. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo mundohet të jetë aktive në rrjete sociale.
Së fundi ajo ka krijuar mundësinë që ndjekësit e saj t’i bëjnë pyetje asaj.
E si duket ata ishin kuriozë të dinin edhe për jetën e saj private. “Pse nuk martohesh, je e re e freskët” e kanë pyetur ndjekësit në rrjetet sociale.
Ndërsa ish-banorja e “Big Brother VIP” ka thënë se është ende në kërkim të princit të kaltër, derisa përgjigjen e ka kthyer me video. “Sepse jam në kërkim. Nuk ka dalë akoma princi kaltër”, tha Monika.