Lajme

”Grushti i shtetit s’do të jetë i menjëhershëm”, jepet deklarata: Putin mund të largohet nga pushteti pas dy vitesh

Nëse ka një grusht shteti në Rusi, ai nuk do të jetë i menjëhershëm. Analistët e inteligjencës Dragonfly janë të sigurt për këtë, të njëjtët që kishin qenë ndër të paktët që kishin parashikuar saktë pus timin e Rusisë në Ukrainë, kur përkundrazi shumica dërrmuese nuk besonte se një konflikt do të shpërthente vërtet. Sipas analistëve, Vladimir Putin mund të largohet nga pushteti në Rusi brenda dy viteve për shkak të krizës financiare si rezultat i sanksioneve që Perëndimi ka marrë kundër Moskës.

Besnikët e Putinit, dhe në veçanti oligarkët, do të ndjenin gjithnjë e më shumë kërcënimin ndaj interesave të tyre, deri në pikën që të fillonin të punonin për të hequr liderin e Kremlinit. Ky i fundit do të jetë nën presion si asnjëherë më parë.

Ekspertët besojnë se është “shumë e mundshme” që bashkëpunëtorët më të afërt të Putinit mund të organizojnë një grusht shteti, edhe nëse në praktikë do të jetë shumë e vështirë për t’u zbatuar për shkak të aparatit të madh të sigurisë në dispozicion të presidenti rus.

Analistët e inteligjencës Dragonfly përmendën gjithashtu gjashtë emra të aleatëve më të ngushtë të Putinit që mund të shtynin për grusht shtet: Sergei Naryshkin, kreu i shërbimeve të huaja të inteligjencës; Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu; Alexander Bortnikov, ish-kreu i shërbimit të sigurisë së brendshme të FSB;

MË TË LEXUARAT

To Top