Lu fta në Ukrainë po vazhdon prej 24 shkurtit dhe situata sa vjen e bëhet më e rënduar. Ditën e djeshme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy vizitoi qytetin e mas akrës, Buchan në afërsi të Kievit, ku u gjetën t rupat e civilëve të masa kruara nga us htria ruse.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, fotografi ukrainas nga Bucha, Andriy Dubchak, tregoi se si është aktualisht situata në atë qytet. Ai tha se ka ende k ufoma trupash në rrugë, madje civilët nuk mund të punojnë më se gjejnë të afërmit e tyre.
“Në rrugët e qytetit ka shumë trupa të pajetë, femra dhe meshkuj. Ka edhe shumë trupa të pagjetur në fshatra. Është e tmer rshme të dëgjosh historitë e njerëzve, të dëgjosh se si po i vr asin të afërmit e tyre, kushërinjtë dhe miqtë e tyre.
Ka ende tr upa ku fomash të mbetura në rrugë. Deri tani shumicat i kanë marrë, po ka edhe shumë të tjerë që duhen mbledhur. Është një kaos total dhe civilët nuk duan të punojnë se janë të njohurit e tyre ata që janë vr arë. Prandaj po vijnë të tjerë, nga qytete të tjera për t’i mbledhur.