Lajme

Trishtim dhe lot/ Nënat nga Ukraina u shkruajnë të dhënat në trup fëmijëve të tyre nëse u ndodh diçka e keqe

Thonë se zemra e nënës e ndjen gjithmonë kur iu ndodh dicka e keqe atyre ose në rastin më të keq fëmijëve të tyre. Kështu po ndodh edhe me nënat ukrainase të cilat për më shumë se 1 muaj nuk po vënë dot gjumë në sy.

Mediat e huaja këtë të martë kanë publikuar disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku duket se nënat ukrainasë po përpiqen që të lënë të dhënat e fëmijëve të tyre në trup që në rast se ato nuk do të jetojnë më.

Ditët e fundit, Rusia është bërë akoma dhe më shuëm egër, nuk pyet më tani cfarë gjen përpara, qoftë gra apo në rastin më të keq edhe fëmijë, thjesht ushtria ruse po tregohet e pamëshirëshme.Imazhet e sotme tregojnë se nënat dhe baballarët po shkruajnë numra në rrobat dhe kurrizin e fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata të mund të shpëtohen nëse mbeten jetimë këto kohë.

“Nënat ukrainase po shkruajnë kontaktet e tyre familjare në trupat e fëmijëve të tyre në rast se ata nuk do jetojnë dot më dhe fëmija atyre arrin të mbijetojë. Dhe Evropa është ende duke diskutuar gazin,” shkruajnë në rrjetet sociale zyrtarë të ndryshëm.Që nga 24 shkurti, në Ukrainë po ndodh ajo që s’e priste askush. Duket si një ëndërr e keqe, si një film, por në fakt është realiteti i hidhur që po jetojnë prej më shumë se një muaji 40 e ca milionë banorë të këtij shteti.

MË TË LEXUARAT

To Top