Në orët e fundit, SHBA dhe aleatët perëndimorë kanë paralajmëruar se do të ndë shkojnë Rusinë për veprimet e saj në Bucha.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të hënën se presidenti rus Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij do të “ndiejnë pa sojat” dhe se partnerët perëndimorë do të intensifikojnë sanksionet kundër Moskës
Ndërkohë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan deklaroi se SHBA po punonte “intensivisht me aleatët e saj evropianë për sanksione të mëtejshme për të rritur pre sionin dhe për të rritur koston ndaj Putinit dhe Rusisë”. Franca dhe Gjermania kanë thënë gjithashtu se do të dëb ojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre.
Si përgjigje, Rusia tha se do të hakmerrej dhe “do të mbyllte derën e ambasadave perëndimore” tha ish-presidenti rus dhe nënkryetari i këshillit të sigurisë Dmitry Medvedev. “Do të jetë më e lehtë për të gjithë. Dhe pastaj ne do të përfundojmë vetëm duke e parë njëri-tjetrin në asnjë mënyrë tjetër veçse me ar më”, paralajmëroi ai.