Rasti i habitshëm ka ndodhur në Greqi. Një rrëshqitje e papritur dheu ka ‘përpirë’ një punonjës të bashkisë, i cili ndodhej pikërisht aty.
Mediat vendase bëjnë me dije se një punonjës i departamentit të pastrimit të bashkisë Pavlos Mela është transportuar në Spitalin Papageorgiou në Selanik, pasi pllakat e trot uarit u shembën në oborrin e përparmë të pallatit, në kryqëzimin e rrugëve Filota 14 dhe Hani Gravias, në Ano Ilioupoli.
Mësohet se gropa e cila është hapur ishte, rreth 2 metra e thellë. Punëtori si pasojë e rënies ka mbetur i plagosur dhe ka pësuar frakturë në këmbë.
Ndërkohë departamenti i Ndërhyrjes së Përditshme dhe të Menjëhershme të Bashkisë Pavlos Mela në bashkëpunim me EYATH, pas një autopsie të menjëhershme, po heto jnë shkakun që shkaktoi tërheqjen e tokës dhe do të vijojë rivendosja e problemi.