Lajme

Edi Rama habit me deklaratën: Jam dashnor i gjuhës shqipe dhe i gruas sime

Edi Rama ishte i ftuar në “Opinion” me Blendi Fevziun për të folur mbi ngjarjet më të fundit në vendin tonë, te të cilat lidhet ngushtë qeveria.

Si zakonisht, edhe sot Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në “Opinion” ndërsa tha se ishte dashnor i gjuhës shqipe dhe i gruas së tij. Ai tha se për çështjen e inceneratorëve nuk ka se si t’i hyjë gjemb në këmbë.

Rama: Gjemb në këmbë për shkak të devijimit të rrugës nuk më hyn. Unë nuk devijoj nga rruga. Pushteti është tundim i madh. Është historike që në Shqipëri po fillon të këtë një drejtësi që nuk pyet fare. Nëse ke devijuar bujrum para drejtësisë.

Fevziu: Se ju jeni dashnor i madh i mediave. Ka 600 milionë… Rama: Unë jam dashnor i madh i gjuhës shqipe dhe i gruas time

Fevziu: Marrin miliona dhe zhduken, i kërkojnë të japin një shpjegim. A keni opinion për zhdukjen e tyre? Rama: Rëndojnë pozitën e tyre.

Kur Fevziu i tregoi se inceneratori i Tiranës ende nuk inceneron, megjithëse paguhet për këtë proces, Rama është çuar nga tryeza dhe ka shkuar t’i flasë publikut duke braktisur bisedën.

MË TË LEXUARAT

To Top