Një avion Boeing 757-200 që transportonte mallra u detyrua të bëntë një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Juan Santamaría në San Jose, kryeqyteti i Kosta Rikës.
757 i kompanisë gjermane të transportit DHL ishte nisur 25 minuta më parë nga aeroporti i San Jose, për në Guatemalë, kur piloti informoi kullën e kontrollit se kishte një problem me sistemet hidraulike dhe kërkoi leje për të bërë një kthim.
Teksa bëri një ulje urgjente, avioni doli nga pista dhe u nda në dysh. Dy personat që përbënin ekuipazhin, janë në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë menjëherë pas aksidentit u dërguan në spital për ekzaminim mjekësor.
Megjithatë autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një problem me sistemet hidraulike.