Bashkimi Europian i ka ofruar mundësi Ukrainës për një proces të përshpejtuar të integrimit europian.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka dorëzuar Volodymyr Zelensky-t, një pyetësor e cila do ta çojë Ukrainën një hap përpara për të marrë statusin e kandidatit në BE.
Në një konferencë për mediat, Leyen tha se BE do të mbështesë Ukrainën për të siguruar që integrimi i saj në union të realizohet brenda disa javëve, dhe jo për disa vite.
“Rusia do të pësojë kolaps ekonomik, financiar dhe teknologjik, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane, kjo është ajo që unë shoh”, tha ajo.
Duke marrë pyetësorin në një zarf, Zelensky siguroi gazetarët se do të ishte gati brenda një jave. Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, shtoi se më shumë se 7 milionë euro ishin ndarë për të mbështetur Ukrainën në mbledhjen dhe paraqitjen e provave të kri meve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Borrell përmendi gjithashtu se delegatët e BE do të kthehen së shpejti në kryeqytet dhe ai beson se ambasadat do të ndjekin shembullin.