Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” kanë mbërritur disa video, që tregojnë jetën e një 7-vjeçari i cili është braktisur nga e ëma. Kjo e fundit punon natën dhe pi, duke e lënë fëmijën rrugëve e në mëshirë të fqinjëve.
Edhe vetë i vogli është i ndërgjegjshëm, që për të kujdeset një komshije e quajtur Albana pasi e ëma kthehet pas mesnate dhe rri e pi në lokal.
Qytetari: Ku ishe?
Djali: Te lokali.
Qytetari: Ku po ikën?
Advertisements
Djali: Te shtëpia.
Qytetari: Ke njeri te shtëpia?
Djali: Jo!
Qytetari: Ku është mami?
Djali: Te Sinani.(lokali)
Qytetari: Ça po bën aty?
Djali: Po rri.
Qytetari: Po pi ë?
Djali: Po!
Qytetari: Ke qenë në shtëpi sot?
Djali: Jo!
Qytetari: Gjithë ditën rrugëve ë….
Por kush kujdeset për 7-vjeçarin kur nuk është nëna e tij në shtëpi?
Qytetari: Kush të ndërroi ty?
Djali: Albana.
Qytetari: Ishe bërë qull ti?
Djali: Po!
Qytetari: Po pse, ku u lage ti?
Djali: Në shi.
Qytetari: Ku e ke mamin?
Djali: Te Sinani. (lokali)
Qytetari: Po ça po bën aty ajo?
Djali: Po pi.
Qytetari: Ça po pi ajo?
Djali: Birra.
Qytetari: Po bukë kush të dha?
Djali: Albana.
Qytetari: Do flesh këtu sonte ti?
Djali: Po!
Qytetari: Shumë mirë! Ikëm neve. Nesër do shihemi prapë, mirë?
Djali: Mirë!
Qytetari: Natën e mirë!
Djali: Natën!
Banorët e njësisë 5 shprehen se u vjen keq, ndaj kujdesen ata për fëmijën. Janë pikërisht fqinjët e 7- vjeçarit që kërkojnë sistemimin e tij në një qendër ku të kujdesen për të.
Banori: Kemi ardhur këtu për një hall të madh, kemi një fëmijë të vogël që nuk e mban nëna e tij, rri çdo ditë nëpër lokale dhe nuk përkujdeset. Detyrimisht, unë me nusen time Albanën e mbajmë tek shtëpia jonë dhe i japin çfarë i do qejfi atij sepse nëna e lë pa bukë e pa veshje.
Gazetarja: Po ku shkon nëna?
Banori: Nëna shkon ku i do qejfi. Nuk punon fare, shkon nëpër lokale dhe bën qefin e vet.
Gazetarja: Po kush kujdeset për këtë fëmijë?
Banori: Ne, unë dhe Albana. Ne e kemi mbajtur 1 muaj, 2 këtu.
Gazetarja: Po nuk e kuptoj, ku shkon nëna?
Banorja: Nëna çohet në orën 4 pasdite dhe ikën ditën në lokal deri në 2-3 të mëngjesit.
Gazetarja: Po çfarë bën deri në orën 2 të mëngjesit?
Banorja: Pi.
Banori: Duhet të dërgohet tek shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” me rregulla, me gjëra sepse është një njeri i zgjuar, i edukuar vetëm se kjo e ka lënë 2 muaj pa shkollë sepse vjen në orën 3 të mëngjesit. E mbaj unë personalisht sepse më vjen keq sepse kam fëmijë. “Stop-in” e dua shumë, i dua të gjithë si Gentin, si Saimirin i dua në mënyrë shembullore sepse janë çuna të mirë dhe bëjnë.
Por çfarë thotë 7-vjeçari për “Stop”?
Gazetarja: Si quhesh?
Fëmija: Aleks.
Gazetarja: Sa vjeç je?
Fëmija: 7 vjeç.
Gazetarja: Në çfarë shkolle?
Fëmija: Tek “Vasil Shanto”.
Gazetarja: Ke vajtur tek shkolla?
Fëmija: Jo.
Gazetarja: Sa ditë ka që nuk ke vajtur tek shkolla?
Fëmija: 3 muaj. Nuk më çon mami.
Gazetarja: Pse nuk të çon mami?
Fëmija: Nuk i del gjumi, as mua nuk më del.
Gazetarja: Pse nuk i del gjumi mamit?
Fëmija: Vjen në 3 të natës.
Gazetarja: Po çfarë pune bën mami?
Fëmija: Nuk punon, pi. Gënjen kur thotë se bëj punë.
Gazetarja: Po për ty kush kujdeset?
Fëmija: Të tjerët, Albana. Ajo zonja aty.
Gazetarja: Kush të ushqen, kush të vesh?
Fëmija: U laga një ditë, më ndërroi Albana dhe pastaj mami ishte tek lokali, po pinte.
Gazetarja: Po mirë, në darkë ti nuk është se del rrugëve vetëm apo jo?
Fëmija: Dal.
Gazetarja: A nuk ke frikë?
Fëmija: Jo.
Gazetarja: Ku shkon ti?
Fëmija: Ja, këtu tek Albana. Flej aty përtokë tek ai tapeti. Më jep një jastëk që të vë kokën. Merr një batanije tek komishja tjetër dhe më mbulon.
Gazetarja: Ku? Hajde ma trego.
Fëmija: Flej këtu.
Gazetarja: Pra, Aleksi derisa të vijë mami ti qëndron këtu, pastaj kur vjen mami të merr?
Fëmija: Jo, nuk më merr.
Gazetarja: Ditën tjetër e takon mamin?
Fëmija: Ehh… Deri kur vjen mëngjesi këtu fle.
Gazetarja: Këtu të mban Albana?
Fëmija: Eh…/tvklan.al