Lajme

Edi Rama flet për dènimin e Bojken Lakos: E ka fajin Sali Berisha dhe…

Edi Rama vazhdon të mbajë fjalimin e tij në Kongresin e PS që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Në fjalimin e tij përpara delegatëve, kryesocialisti tha se PS nuk do të bëhet mburojë dhe zyrë avokatie. Kreu i qeverisë, komentoi edhe zërat se ai i lëshon bashkëpunëtorët në momentin që ata zbulohen nga drejtësia.Ndër të tjera, kryeministri Rama ka komentuar dhe dënimin e këngëtarit Bojken Lako për ndërtim pa leje. Këngëtari kishte hapur 4 dritare në një ndërtesë që kishte marrë për ta kthyer në studio muzikore.

Bojken Lako dënohet me 3 vjet burg, i kthehet në liri me kusht - Euronews Albania

Rama theksoi se Reforma në Drejtësi është e nevojshme, ndërsa tha se dënohet një këngëtar se hapi dy dritare, teksa strukturat shtetërore presin prej muajsh që gjykata apo gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat pa lejë në breg të detit.

“Reforma në drejtësi, duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të ecim para. Duhet ta durosh, sado e tmerrshme të jetë të shohësh veten në një çanak me Ilir Metën dhe Sali Berishën duke ngrënë.Dënohet një këngëtar se hap një apo dy dritare, ndërkohë që strukturat shtetërore presin prej muajsh që gjykata apo gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat pa lejë në breg të detit.

Duhet të durojmë. Në raport me sensin moral dhe logjik të drejtësisë në këtë vend ato janë skandale.”- tha Rama.Më pas Rama është ndalur edhë në cështje të tjera si rritja e cmimit të faturës së energjisë elektrike për familjet që konsumojnë më shumë sesa të tjerat.

Për 4 dritare pa leje, Bojken Lako dënohet me 3 - Syri | Lajmi i fundit

MË TË LEXUARAT

To Top