Lajme

Ta rrëqeth shpirtin kjo histori/ Gruaja nga Ukraina humb edhe burrin edhe vajzën e vogël nga bömbardimet ruse

Viktoria Kovalenko e kujton qartë momentin. “Ishte një shp ërthim, ose disa të sh tëna. Më shurdhoi. Xhami i pasmë u thye. Bashkëshorti im bërtiti: “Dil nga makina”.

Image

Tme rri i asaj dite është pothuajse i paimagjinueshëm. Nëntë ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur të largoheshin nga Chernihiv, në veri të vendit.

Ata donin që fëmijët e tyre të ishin të sigurt. Veronika 12-vjeç, ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë.

Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm një vjeç. Teksa po largoheshin nga periferia e qytetit, pranë fshatit Yahidne, gurët në rrugë i bll okuan rrugën.

Petro ndaloi makinën dhe filloi t’i hiqte nga rruga. Disa sekonda më vonë, forcat ruse qëlluan mbi makinën e tyre.

“Veronika filloi të bërtiste, duart i dridheshin, kështu që unë u përpoqa ta qetësoja. Ajo doli nga makina dhe shkova menjëherë pas saj. Sa dola e pashë që ra në tokë. Kishte vdekur’.

MË TË LEXUARAT

To Top