Shumica e vendeve europiane kërkojnë embargo të naftës kundër Rusisë. Vendet baltike kërkojnë rol drejtues të Gjermanisë. Me çdo ditë luf të në Ukrainë po dobësohet besimi tek Berlini.
Disa aksione proteste kundër luf tës së Rusisë në Ukrainë në një ditë, pavarësisht njëra-tjetrës. Notarja olimpike lituaneze, Rūta Meilutytė notoi javën e shkuar para ambasadës ruse në Vilnë brenda një rezervuari ku ishte hedhur bojë e kuqe.
Një aksion që u bë viral në rrjetet sociale. Po këtë ditë dhjetëra demonstrues u shtrinë para ambasadës gjermane në Vilnë si të vdekur. Si protestë që Berlini deri më sot kundër embargos së plotë të naftës dhe gazit rus është, e sepse me çdo ditë miliona euro shkojnë drejt Rusisë. Vetëm pak ditë disa ditë më pas, një raketë ruse vret dhjetëra vetë në qytetin ukrainas lindor Kramatorsk.
“Ju ushqeni djallin”, thotë Oleg Surajev, komedian. Në Lituani me çdo ditë po bie mbështetja për Gjermaninë. Gjermania ka qenë për ne një “shembull për moralin”, thotë 33-vjeçari. “Tani duket sikur babai nuk është edhe aq njeri i mirë.” “Edhe shumë polakë mendojnë kështu.” Së bashku me aktiviste e aktivistë polakë ai organizoi së fundmi aksionin në Poznan, Poloni kundër tregtisë me Rusinë dhe kundër firmave që megjithë embargon vazhdojnë bizneset me Rusinë. “Shumë shoferë kamionësh polakë na mbështetën, deri tek policia”, thotë Surajev.